Loading...

Basha respekton vendimin e qeverisë, flet me maskë: ‘Qeveria ka gënjyer 6 muaj për pandeminë’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, teksa u pa që kishte respektuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama, edhe më mirë se vetë kreu i qeverisë.

Basha mbante maskë edhe kur fliste, ndonëse i distancuar nga të tjerët, teksa doli dhe foli sot në konferencë, ku tha se “qeveria ka gënjyer 6 muaj për pandeminë”.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha teksa nuk e hoqi maskën kur fliste, akuzoi ashpër qeverinë për keqmenaxhim dhe kthimin e spitaleve në vatra të Covid.

Basha shprehu ngushëllime familjeve për humbjen e jetëve nga Covid dhe u solidarizua me të gjithë të prekurit nga pandemia.

“Spitalet janë kthyer në vatra infeksioni. Shifrat që qeveria jep janë në rastin më të mirë kundërthënëse. Shikoni vetëm shpalljen e kapaciteteve të spitaleve. Sa shtretër thonë që kanë në dispozicion. Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë”, u shpreh Basha.

Bsha tha se tani është koha që lekët e taksapaguesve shqiptarë t’ju kthehen atyre, për emergjencën ekonomike.

“Ju siguroj se herët a vonë, fatura nga vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë për atë, për vetë faktin se nuk e ndali edhe kur njerëzit kishin nevojë. Tani është momenti që lekët e shqiptarëve të shkojnë te nevojat dhe emergjencat ekonomike. Edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg”, tha kreu i PD-së.

Më tej Basha kërkoi nga SPAK që të nisin hetimet për menaxhimin e plehrave, teksa tha se përmes qeverisë mafia ka marrë me koncesion deri tani 400 milion euro nga shqiptarët, në një kohë krize të rëndë që pë lë aps pandemia e Covid.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com