Në një konferencë të posaçme për mediat lidhur me situatën e Covid-19 në vend, kryedemokrati Lulzim Basha tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, miratuan paketën e katërt për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, ndërsa qeveria shqiptare asgjë.
Ai tha se nga mosmarrja e masave Banka Botërore dha parashikim se 41.5% e popullsisë me më pak se 5 dollarë të ardhura në ditë, do të zhyten më thellë në varfëri.
Sipas tij, sado të fshihen shifrat e të infektuarve, qytetarët e sëmurë nuk fshihen dot dhe se “Blerjet me listë në farmaci janë sot rregulli, jo përjashtimi. Po rritet në mënyrë të frikshme numri i njerëzve që marrin ilaçe me liste. Kemi propozuar rimbursimin e plotë të paketës së trajtimit të pacientëve me Covid në kushtet e shtëpisë”.
Lideri i opozitës tha se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë në 8.4%, ku ndonëse borxhi po rritet, tha se këto para qeveria nuk i çon tek qytetarët.
Basha deklaroi se kriza nuk përballohet me gënjeshtra dhe teatër të dalë mode dhe se qeveria shqiptare është e vetmjanë botë që dhe në situatë si ajo e tërmetit nuk e ndal vjedhjen.
“Dy javë pas shpalljes së planit tonë, kemi një qeveri të vendosur të injorojë nevojat e shqiptarëve dhe të vazhdojë vjedhjen. Kërkoj një bashkim të madh shqiptarësh që ta nxjerrim vendin nga kjo gjendje. Moszbatimi i planit me 5 pika e ngarkon, Edi Ramen dhe ministrat e tij me përgjegjësi penale. Nda i bëj thirrje të ndalë menjëherë pagesat korruptive nga thesari i shtetit”, deklaroi lideri i opozitës.
Basha deklaroi se plani i PD parashikon çekun prej 1.000 euro për biznesin e vogël për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimeve të papërballueshme për 6 muajt e ardhshëm; Pagesën mujore prej 160 mijë lekësh të vjetra për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm; -Pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionistët për shpenzimet shëndetësore shtesë gjatë 6 muajve të ardhshëm. /noa.al