Loading...

Basha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot në një dalje publike, se “Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguan qytetarët dhe eknomia”.

Basha foli rreth manaxhimit të pandemisë, ku tha se “kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%”.

Basha e konsideroi në kolaps sistemin tonë shëndetësor.

“Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër”.

“Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë”.

“I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama”, tha Basha.

Ai ironizoi edhe vendimin e fundit të kryeminsitrit Rama.

‘E gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”.’

“Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë.”

“Sot për sot ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve.”

“I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar”.

“Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët”.

“Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të”.

Basha bëri edhe një thirrje për mjekët dhe infermierët.

“U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë”.

“Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët”.

“Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi.”

“Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin”.

“I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari”, – tha Basha, – “që nuk di se si po trajtohet familjari i tij”.

“Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar”, – theksoi Lulzim Basha ndër të tjera sot, në një bashkëbisedim me gazetarët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com