Një tjetër rast i rëndë, lidhur me abuzimin e të mitërve, është rregjistruar në vendin tonë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.
Familja ka denoncuar në polici abuzimin seksual ndaj vajzës së tyre 13-vjeçareje.
Policia tha se autori i dyshuar është marrë në pyetje dhe më pas dosja i është referuar prokurorisë.
Familja e vajzës është ankuar se pas denoncimit, policia nuk ka marrë ende asnjë masë.
Madje abuzuesi vazhdon të jetë i qetë.
Pak ditë më parë një vajzë e të njëjtës moshë, ra pre e abuzimit seksual nga një 46-vjeçar në Pogradec, ngjarje që tronditi opinionin publik.
/NOA.al