Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjeç, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet. Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberish. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë.
Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak çaste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.
Për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punonjëses. Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e çështjes.
Menaxheri: Lekët, që t’i kanë marrë sot, do t’i kompesosh! Vajza: Po pse duhet t’i nxjerr unë, se këtë nuk po arij dot ta kuptoj?
Menaxheri: Se është përgjegjsia jote e kasës. Vajza: Po pse duhet të jetë përgjesia ime, kur unë, kur nuk ka njerëz, lëviz për të sistemuar rreshtin?
Menaxheri: Si s’ka njerëz? Vajza: A më eshtë…, a më është thënë, kur nuk ka njerëz në market, duhet të lëvizësh të sistemosh?
Menaxheri: Kush? Po kush do të kujdeset për kasën tënde? Vajza: Tashi unë, kur erdha këtu, kam kthyer kokën, dhe sa herë kthej kokën për të parë.
Menaxheri: Shiko, o goca! Vajza: A është përgjegjësia jonë edhe rreshti edhe kasa?
Menaxheri: Përgjegjësia e kasierit është, lekët t’i dorëzojë saktë dhe në rast, që i del minus t’i kompesojë menjeherë ditën e nesërme.
Vajza: Sepse ato lekë, është vjedh nga një njeri, që ka ardh nga jashtë dhe nuk është vjedh nga këtu brënda dhe biles ajo kasë është pa celës. Në mos sot, nesër ai njeri mund të vijë prapë dhe unë atë dua dhe të vijë prapë dhe do shikojmë pastaj, kujt do t’i bjerë përgjegjësia.
Menaxheri: Te çelësi i kasës! Vajza: Te çelësi i kasës? Në çdo market, ku vete, kasa është me çelës, ose me kod.
Menaxheri: Shumë mirë e ka kasën.Vajza: Kasa a kyçet me çelës? Menaxheri: Dhe ti, në rast që nuk i sjell këto lekët, ne do të padisim ty. Vajza: Po! Menaxheri: Për thyerjen e rregullores.
Vajza: Unë rregulloren e kam ndjekur shumë mirë. Që ditën, që kam ardhur më është thënë dhe kasa dhe sistemimi, kur mos të këtë njerëz…, joo jam shumë në rregull.