Nuk ka më pritje! Një vajzë e talentuar shqiptare fiton audicionin më prestigjoz të garës muzikore të të rinjve, në Belgjikë.
Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala, shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike, duke triumfuar në finalen e mbrëmjes së sotme, pas një kompeticioni të gjatë, i ndërprerë prej pandemisë, si dhe javëve të tëra konkurimi.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes Gala Aliaj ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.
Ajo zbriti në skenë, kur interpretoi në transmetim direkt para publikut të gjerë belg, me një simbol të veçantë: shqiponjën dykrenare në unazë.
Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.
Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah deri në finale nga juria dhe publiku i gjerë në Belgjikë, në “The Voice”, ku edhe mori çmimin e parë.
Pas Elhaida Danit, e cila fitoi një edicion të ngjashëm në Itali, ky është një tjetër sukses që provon se sa të talentuar janë shqiptarët, sidoemos jashtë kufijve ku fitorja dhe merita e tyre nuk vihet në diskutim.