Një nënë e re në Gjermani dyshohet për vr asjen e pesë fëmijëve të saj përpara se ajo të tentonte vetëvr asjen, duke u hedhur para një treni të enjten, tha po licia, pasi gjeti trupat e pajetë në një apartament.
Policia i tha AFP se fëmijët u gjetën në një ndërtesë private në qytetin Solingan, në shtetin e Nordrhein-Westfalen.
Ata ishin tre vajza një, dy dhe tre veçe, si dhe dy djem midis moshës gjashtë dhe tetë vjeç.
“Ne u informuam pak para orë 2 të pasdites se pesë fëmijë kishin vdekur dhe për fat të keq kjo u konfirmua,” – tha zëdhënësi i policisë Stephen Vian.
“Për momentin ne besojmë se nëna 27-vjeçare duket se është përgjegjëse,” – tha ai.
Nëna më vonë e hodhi nën trenin e Dyseldorf, i cili ishte rreth 35 kilometra larg, duke pësuar dëmtime serioze, tha Waynad.
Një fëmijë 6 dhe një tjetër 11-vjeç, mbijetuan dhe janë nën përkujdesjen e mjekëve.
Kur u pyet për raportet, nëse kishte lëndë kimike të përfshira në vdekjen e fëmijëve, Waynad tha: Ne po hetojmë në atë drejtim.
Nëna besohet të ketë udhëtuar në Dyseldorf, përmes transportit publik me djalin e saj, 11 vjeç, megjithëse është e paqartë nëse ai ishte dëshmitar i përpjekjes për vetëvrasjen e saj.
“Për momentin, ne mund të supozojmë vetëm se, nuk e dimë me siguri,” – tha Wynad, teksa policia ende përpiqet të sqarojë detajet.
Gruaja u shpëtua dhe u dërgua në një spital lokal për trajtim, thanë Shërbimet e Emergjencës së Dusseldorf.
Sipas mediave lokale, gjyshja e fëmijëve telefonoi policinë dhe raportoi se vajza e saj kishte vrarë pesë nga fëmijët dhe ndoshta po ikte me një fëmijë tjetër me qëllim për të vrarë veten.
Disa oficerë policie shiheshin rreth ndërtesës së apartamenteve në mbrëmje, me ambulancat dhe automjetet e policisë, që po kryejnë ende hetimet.
Herbert Reul, Ministri i Shtetit i Brendshëm i Nordrhein-Westfalenës, tha se kjo ishte një tragjedi e rëndë familjare. Ngjarja ka shokuar opinionin publik në Gjermani.
/NOA.al