Përgatitja:
Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim derisa të jenë zverdhur.
Shtojmë miellin, i skuqim, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.
I lëmë të ziejnë për 30 minuta. U hedhim kripë dhe piper.
Ndërkohë, ndezim furrën. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë dhe i kalojmë për disa minuta në furrë.
Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë, pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.
Përbërësit:
500 gr qepë të vogla
1 litër lëng zarzavate
100 gr bukë, djathë
kripë edhe piper