Loading...

Sulmuesi i Milanit pozitiv me Covid-19, është gjendja e tij

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka dalë pozitiv me Covid-19.

Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta “Corriere dello Sport”.

Në tamponin e parë ai ka rezultuar i infektuar me virusin e ri.

Suedezi do të karantinohet ndërsa pritet edhe komunikimi zyrtar i klubit kuqezi. Gjendja e tij është e mirë.

Zlatan e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dy gola kundër Bolonjës.

Një ditë më parë ishte mbrojtësi Duarte që rezultoi pozitiv me Covid-19. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com