Loading...

Si të mbrohemi nga celularët dhe rrezatimi i tyre/ 10 këshilla praktike

Studimi Interphone, i kryer në 13 shtete, nën drejtimin e Lennart Hartell, një shkencëtar suedez autoritar, vlerëson se një ekspozim prej më shumë se 27 minutash në ditë ndaj rrezatimit të emetuar nga telefoni celular për një periudhë prej 10 vjetësh rrit ndjeshëm mundësinë e glioma, i njohur si kanceri i trurit.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin ka përfshirë përdorimin e celularëve si një faktor të mundshëm kancerogjen, ku në Itali Këshilli Superior i Shëndetit më 15 nëntor 2011 ftoi Ministrinë e Shëndetësisë të promovojë përdorimin e kufjeve për të kufizuar rreziqet dhe u kërkoi prindërve të kufizojnë përdorimin e tyre tek fëmijët, vetëm në rast nevoje reale.

Më poshtë sjellim dhjetë këshillat për të kufizuar rreziqet e telefonave celularë

-Mos i lejoni fëmijët t’i përdorin celularët, përveç në raste urgjente. SMS-të tolerohen, por më mirë të reduktrohen. Në Francë, jo më kot ndalohet reklamimi për telefonat celular, referuar të miturive nën moshën 14 vjeç.

-Gjithmonë përdorni kufje me tela, jo ato wireless. Sidoqoftë, altoparlanti është gjithashtu më i mirë.

-Nëse ka pak rrjet, pak diapazon (mund ta shihni nga shiritat në ekran) mos bëni telefonata. Do të nevojitet më shumë fuqi rrezatuese, pra do të ekspozoheni me më shumë rrezatim.

-Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur në lëvizje: si në tren dhe në veturë, më pak sinjal, më shumë rrezatim.

-Mos e vendosni pranë kokës kur telefononi atje ku rrezatimi është më i fortë, prisni përgjigjen dhe përdorni nëse mundeni altoparlantin.

-Mos e mbani celularin në xhep ose në këmishë.

-Ndryshoni veshët që përdornin dhe zvogëloni kohëzgjatjen e thirrjeve tuaja.

-Përdorni telefonin fiks nëse mundeni, ose mjetet e mesazheve të çastit si Skype

-Mos flini me celularin tuaj afër kokës, për shembull duke e përdorur si orë me zile.

-Nëse vërtetë nuk mund ta fikni telefonin tuaj celular dhe duhet të flini, vendoseni në modalitetin Aeroplan, pasi në këtë mënyrë emetimet janë pothuajse zero, shkruan noa.al. Vetëm emetimet e vogla nga përbërësit e ndryshëm brenda telefonit celular mbeten në veprim. Gjithsesi distanca minimale nga telefoni celular duhet të jetë 1 metër.

Për të fjetur padyshim që ideale do të ishte ta fiknim celularin, dhe nëse duam ta mbajmë atë ndezur, këshillohet që ta vendosim në një dhomë tjetër. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com