Loading...

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, në Top Channel, ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që axhenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbetet e nderë në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota, por ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritetet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritetet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritetet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com