OPINION nga Shaban Murati
Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë.
Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.
Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë krahinore në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.