Kombëtarja e shqiptare e 21-vjeçarëve në futboll ka arritur një fitore me mjaft vlera përballë Austrisë.
Të rinjtë shënuan pesë gola duke hipotekuar kështu një fitore e cila mund të sigurojë kualifikimin.
Fillimisht ishte mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Kallaku i cili ka shënuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 16-të për 0-1.
Nuk do të zgjaste shumë edhe goli i dytë me anë të Tucit.
Me dy gola të shqiptarëve u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën realizuan edhe tre të tjerë, ndërsa pësuan vetëm 1 gol.
Muçi realizoi dy gola dhe Selmani një tjetër. /noa.al/