Vetingu i “ha kokën” një prej zyrtarëve më të lartë në Policinë e Shtetit.
Në vendimin e dhënë ditën e sotme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka gjetur të papërshtatshëm për detyrën dhe ka shkarkuar Edmond Papën.
Papa mbante detyrën e shefit të Sektorit të Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ky është shkarkimi i dytë në radhët e policisë, pasi i pari drejtues i shkarkuar është Oltion Shehu, drejtuesi i sektorit të ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili u largua nga detyra në nëntor të vitit 2019. /noa.al