Po licia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë, ku një vajzë e re shantazhohej me fotografi intime nga ish i dashuri i saj.
E dëmtuara kë rcënohej se nëse nuk i jepte një shumë parash, fotografitë do të publikoheshin.
Si të dyshuar për ngjarjen, po licia ka shpallur në kërkim ish-të dashurin e vajzës Dëfrim Kurti, ndërsa si bashkëpunëtor ka arr estuar kushëririn e tij Afrim Kurti.
Pasi i kishte marrë celularin të resë, Dëfrimi e kërcënonte ish-të dashurën se do i publikonte fotot intime që gjendeshin në të, nëse nuk jepte para.
Por në vendin ku e dëmtuara supozohej se duhet të dorëzonte paratë, po licia prangosi Afrim Kurtin, ndërsa i dyshuari kryesor u shpall në kërkim.
Dëfrim Kurti u arrestua edhe në vitin 2019, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e shoferit të furgonit të pasagjerëve, Arben Gjeci, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore bashkëshortja e tij Elida Cani.
Dëfrim Kurti u la i lirë, pasi u zbulua se Gjecin e kishte vrarë vëllai i Elidës, Esat Cani. /noa.al