Pasi Presidenti Ilir Meta ditëve të fundit është shprehur se do të vazhdojë të mbështes nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et, vjen reagimi i Kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se është dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, por shton se sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi “kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”
Më tej thotë se “Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme”.
Rama sqaron se Ministria Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun Kombëtar.
“Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, deklaron në mbyllje Edi Rama. /noa.al