Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak orësh projektin e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, për të cilën thotë se është shkolla e parë drejt përfundimit.
Me anë të një shënimi në facebook, Rama thotë se mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle shumë shpejt do të kthehen në një mjedis si në çdo vend të Europës.
Mirëpo nuk kanë munguar komentet e shumta nga qytetarët, të cilët në një farë mënyre kanë shprehur mosbesimin e tyre në këto projekte. Sigurisht nuk kanë munguar as përgjigjet e kryeministrit në adresë të audiencës së tij.
“Fasadë si vetë rilindja”, i shkruan një komentues.
“po pra, ishte shume e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rruaj kurre, se fasade eshte, s’ke ce do”, i përgjigjet Rama.