Loading...

Rama pranon cdo datë për zgjedhjet përvec 2 majit

Gjatë ditës së sotme Presidenti Ilir Meta po zhvillon konsulta për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Në takim me kreun e shtetit në orën 11.00 shkoi Kryeministri Edi Rama, i cili mësohet të jetë shprehur i hapur për çdo datë, me përjashtim të 2 majit, kur janë Pashkët ortodokse.

Tashmë Presidenti pritet të vendosë një datë, teksa partitë e vogla opozitare kanë propozuar 18 majin si datën më të mundshme.

Në orën 12.00 Meta do të presë në takim kryedemokratin Lulzim Basha.

Ndërkohë në orën 12.30 në takim do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021. /noa.al