Loading...

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme programe të reja nxitjeje të punësimit në mbështetje të atyre që janë prekur në vendin e tyre të punës nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalën e rastit kreu i qeverisë, deklaroi se sfida kryesore mbetet që paga minimale të bëhet 300 mijë lekë të vjetra.

“Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë të reja. Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai tha në vijim se aktualisht janë 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem, bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

“Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor. Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%.

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, deklaroi Kryeministri./noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com