Loading...

Pushuesi humb jetën duke u larë në det

Një pushuese ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det në Durrës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës.

74-vjeçarja Xh.G., dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjerë mirë dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com