Vezët janë shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë të dobishme për shëndetin tonë. Të gjithëpërdorshme dhe të shijshme, vezët janë gjerësisht pjesë e regjimit tonë ushqimor.
Por nëse më parë i kishim nënvlerësuar, më poshtë rendisim 7 arsye se pse duhet të hani nga një kokërr vezë çdo ditë:
Veti ushqyese- Vezët janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminave si A, B2, B12, B5 dhe E, por edhe i fosforit dhe selenit.
Mbrojtja- Seleni, vitamina A dhe B12 janë lëndë ushqyese thelbësore për të forcuar sistemin imunitar.
Kanceri– Disa studimet kanë treguar se adoleshentet që hanë 5-6 kokrra vezë në javë kanë më pak gjasë që të preken nga kanceri i gjirit.
Sytë– Luteina dhe zeaksantina që gjenden te veza, janë thelbësore për parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktit. Vezët janë veçanërisht të pasura me këto dy lëndë ushqyese.
Zemra- Vezët përmbajnë paksa yndyrë dhe kolesterol, por gjithashtu përmbajnë kolinë, e cila ndihmon në përpunimin e homocisteinës, një aminoacid që kontribuon në shëndetin e mirë të zemrës.
Kolesteroli- Megjithëse vezët përmbajnë kolesterol, ato tentojnë të rrisin kolesterolin e mirë, i cili është thelbësor për të parandaluar grumbullimin e kolesterolit të keq në vena dhe arterie, shkruan noa.al.
Muskujt- Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve dhe riparimin e indeve të dëmtuara. /noa.al