Loading...

Presidenti Meta viziton vendin e origjinës së Skënderbeut: ‘Të bëhet zemra mal kur sheh…’

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar vendin e origjinës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai ka qenë në Sinë dhe ka vizituar Muzeun Historik, ndërsa është njohur nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Meta shkruan se “të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë”.

“Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.
Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com