Loading...

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut në Berat, ak uzohet se ke qtrajtoi të bu rgosurin

Pezullohet nga detyra, drejtori i b urgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi. Vendimi i pezullimit u mor nga gjykata, i akuzuar se ka kryer veprime arbitrare ndaj një të bu rgosuri.

Ditën e enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, ku në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat, deri në përfundimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dë nimin në IEPV Berat.

Kallëzimi penal ndaj Këlliçit është bërë nga avokati i të bu rgosurit Krios Vangjeli, në muajin janar.

Drejtori i bu rgut akuzohet se ka izoluar të bu rgosurin për një javë nga 13-20 Janar dhe e ka mbajtur në dhomën e izolimit me pr anga, duke e lënë edhe më tej afateve që e lejon ligji.

Në kallëzimin penal ndaj Hiqmet Këlliçit, ndër të tjera thuhet se me urdhër të drejtorit punonjësit e bu rgut e kanë trajtuar këtë të bu rgosur në mënyrë çnjerëzore. I bu rgosuri Krios Vangjeli mësohet se është transferuar me urdhër të Këlliçit në repartin e posaçëm të bu rgut të Fierit. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com