Loading...

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’

“Asnjë të sëmuri mendor apo të marrosuri pas vjedhjes së pushtetit, nuk duhet ti shkojë mendja se Presidenti i vendit mund të frikësohet apo intimidohet dhe të mos përmbushë misionin historik që të jetë Presidenti i 25 prillit”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat, kur tha se ky parlament do të mbetet parlamenti i 1 prillit nëse nuk iu përmbahet marrëveshjeve, ku tha se kushti i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe këtu përshëndeti qëndrimin e opozitës për hapjen e listave 100%.

“Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt edhe sikur të mos kishit Presidentin dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, jam e sigurtë që gratë e Shqipërisë do ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë! Se kur ngrihen gratë e një shteti diktatorial si Bjellorusia, gratë shqiptare do të bëjnë atë që do ju duket shumë e madhe edhe virma vrimës së miut”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se Presidenti është këtu, nuk fle gjumë dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë domosdoshmëri dhe se kushdo që mendon se do e trembë popullin shqiptarë që të fabrikojë shumicë sipas dosjes së Shijakut dhe Dibrës, e sfidoi që ta provojë.

“Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëroj se të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com