Po licia e Shtetit del me deklaratë lidhur me operacionin ndërkombëtar antidr ogë, të koduar “Los Blancos”, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Po licor, ku gjatë tij në Dubai, u ar restua i shumëk ërkuari Eldi Dizdari.
Operacioni ndërkombëtar antidr ogë i koduar “Los Blancos”, u shtri në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kr iminal në fushën e tr afikimit të dr ogave të forta.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Po licisë Kr iminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Po licinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arr estuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentian Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kr iminale, me qëllim tr afikimin e lëndëve na rkotike”.
Në Vlorë janë kapur dhe arr estuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arr est në b urg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kr iminale, me qëllim tr afikimin e lëndëve na rkotike”.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arr est në bu rg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kr iminale”.
Në Lezhë është kapur dhe arr estuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite b urg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi dr ogat”.
Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Po licisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Pol icinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arr est në bu rg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kr iminale, me qëllim trafikimin e lëndëve na rkotike”.
Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “Kompania Bello”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të dr ogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Po licia.
Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Po licisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, kr imin e organizuar dhe te rrorizmin. /noa.al