Babai i gjashtë fëmijëve u gjet i varur, pasi nuk u lejua t’i jepte lamtumirë nënës së tij, 71 vjeçe, kur ajo v diq në spital, nga ko ronavi rusi.
Glen Southern, 46 vjeç, nuk u lejua të vizitonte nënën e tij, Brenda, 71 vjeç, para se ajo të v diste, madje as që t’i jepte lamtumirë.
Ai ishte një biznesmen dhe u përball po ashtu edhe me vështirësi financiare, gjatë periudhës së izolimit.
Dy nga fëmijët e tij të rritur e gjetën të atin e v dekur në zyrën e tij, pasi ai kishte humbur gjurmët.
Shkak kryesor besohet të ketë qenë pikërisht fakti që nuk u lejua të vizitonte të ëmën, para se ajo të v diste nga Covid-19, në “Blackpool Victoria Hospital”, për shkak të rregullave të rrepta të Qeverisë për distancimin shoqëror.
Biznesmeni raportohet se gjithashtu se po luftonte me një krizë financiare, pasi asnjë nga kompanitë e shërbimit që ai zotëronte, nuk siguroi klientë të rinj gjatë bllokimit.
Gruaja e tij Samantha, 41 vjeçe, tha: Glen ishte një njeri i mirë, shumë i sjellshëm, shumë i kujdesshëm. Askush nuk e vuri re mërzitjen e tij.
Glen Southern (në foto), 46 vjeç, u gjet i varur në zyrën e tij dy muaj pasi ai u demoralizua, duke mos qenë në gjendje t’i thoshte dot as lamtumirë nënës së tij, ndërsa ajo vdiq në spital nga ko ronav irusi.
“Ai nuk mundi dot të shkonte dhe të shihte mamanë e tij në spital. Kjo e shkatërroi totalisht. Ai nuk mundi dot t’i thoshte lamtumirë”, – tha e shoqja.
/NOA.al