Loading...

Njoftim-Ndahet nga jeta inxhinieri nga Tragjasi !

Vlora humbi intelektualin e nderuar, familja prindin e mire e njeriun e dashur, shoqeria burrin me tradita fjalemire me te gjithe, Shkolla Industriale Pavaresia humbi inxhinierin qe i dha aq shume shkolles dhe brezave.
MYRTEZAN BRAHIMMUÇO lindi ne tragjas ne vitin 1947 . Pas femijerise se veshtire ne Shqiperine e sapo çliruar dhe studimeve me rezultate te shkelqyera arrin te diplomohet ne Tirane ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike . Profesor Myrtezan Brahimmuço e ka filluar punen si inxhinier mekanik ne pozicione te ndryshme prane Ndermarrjes se Naftes . I dalluar per aftesi te mira menaxhuese dhe drejtuese filloi punen si mesues prane Shkolla Industriale Pavaresia Vlore ne vitin e larget 1979. Qe ne fillimet e tij u dallua per aftesi krijuese dhe menaxhuese duke u emeruar Kryetar i Byrose Teknike te shkolles. Gjate ketyre viteve ka mesuar dhe edukuar disa breza teknikesh dhe inxhinieresh qe sot punojne ne pozicione te ndryshme ne mbare vendin. Fillimisht mesuesi, e me pas kolegu i shume prej inxhiniereve aktuale te shkolles Industriale, profesor Myrtezan Brahimmuço emerohet Pergjegjes i Bazes Prodhuese te shkolles ku kontribuoi dhe sherbeu me perkushtim e dinjitet per vite te tera. Ai ishte nje prind dhe nje bashkeshort shembullor. Rriti dhe edukoi dy djem shembullore , njeri inxhinier dhe aktualisht mesues ne shkollen tone ne degen Elektroteknike, dhe tjetri jurist. Do ta kujtojme gjithnje buzagaz e te perpjekur, te kujdesur e te gjendur. Profesori dhe miku i te gjitheve.
I PAHARRUAR
MYRTEZAN BRAHIMMUÇO

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com