Loading...

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti italian i viteve 60-70, ndihmësi i Gianni De Biasit në kombëtaren e Shqipërisë

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti italian i viteve ’60-70, Angelo Pereni.

Ish-futbollisti ka punuar edhe si ndihmës i Gianni De Biasit në kombëtaren e Shqipërisë, në vitet 2011-2014.

Ka qenë De Biasi ai që ka ndarë lajmin e hidhur duke i dedikuar edhe një postim të ndjerë në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtori im në orët e para te kombëtarja shqiptare.

U largove në heshtje, ashtu siç ishe mësuar në jetë. Ke qenë gjithmonë një mjeshtër në futboll dhe në jetë. I respektueshëm me të gjithë dhe plot delikatesë në mënyrën e të mësuarit të futbollit. Preferove të qëndroje në shtëpi pas dy viteve që kaluam së bashku te Shqipëria.

Nuk dëshirojë më të udhëtoje dhe doja të qëndrojë afër njerëzve të tu të dashur. Ju shpreh familjarëve të tu ngushëllimet e mia më të thella. U prehsh në paqe“, shkruan Gianni De Biasi

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com