Loading...

Ndahet nga jeta papritur ish-anëtarja e Këshillit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë

Denada Prifti, ish-anëtare e Këshilllit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë, eksperte e njohur për mbikeqyrjen e sistemeve bankare, ka ndërruar jetë papritur.

Në moshë fare të re, duket se pas një sëmundje fatale, Denada humbi sot papritur betejën e jetës, duke lënë në pikëllim familjarët, të afërm dhe miq të saj.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj bëri publik lajmin e ndarjes para kohe të Denada Priftit.

“Një lajm i hidhur dhe krejt i papritur për familjen dhe kolegët e Denadës”.

“Denada Prifti, ish-anëtare e Këshilllit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë, një experte e standarteve të larta evropiane, për mbikeqyrjen e sistemeve bankare, me një karrierë sfiduese në strukturat e Komisionit Evropian dhe e diplomuar në universitetin e Humbolt, një prej më prestigjiozëve jo vetëm në Gjermani, nuk i shpëtoj dot një sëmundje fatale”, shkroi Arben Malaj, në një status, në Facebook.

“E kujtoj Denaden plot respekt për njohuritë, arritjet dhe sidomos për kontributet e spikatura që i ofroj plot profesionalizëm dhe integritet vendit të saj”.

“Ngushellime familjes miqve dhe kolegeve te Denadës. U prehtë në Paqe kolegia jonë e spikatur”, shkroi Arben Malaj, në mesazhin e ngushëllimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com