Loading...

Mjekët në protestë/ 4 kërkesat e bluzave të bardha

Mjekët kanë mbajtur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme në ambientet e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, edhe pse po licia i ndaloi.

Kjo pr otestë e tyre vjen pasi rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm shkuan në Kryeministri një përfaqësi prej mjekëve Arjan Harxhi, Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, dhe Arjan Mezini.

Por pavarësisht takimit në Kryeministri bluzat e bardha nuk kanë ndalur pr otestën, ku janë grumbulluar për disa minuta, duke deklaruar se përfaqësuesit e tyre nuk janë pritur as nga Kryeministri Edi Rama dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nga këshilltarët e tyre.

Kjo pr otestë vjen pasi mjekët dhe infermierët kanë katër kërkesa, mes tyre për rritje pagash dhe siguri të shtuar në punën e tyre.

Katër kërkesat e mjekëve dhe infermierëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com