Ministria e re e Arsimit, Evis Kushi, e cila sot nis javën e parë të punës si pjesë e qeverisë, para se të shkonte në zyrë ka shoqëruar të bijën për në shkollë.
Ajo ka ndarë një fotografi, duke shkruar se para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kishte të pamundur të mos bënte një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë të sajën, vajzën e madhe Ana.
“Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.
Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri. Javë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Kushi. /noa.al