“Më frikëson ideja që një seri eksponentësh politikë flasin rreth e rrotull duke thënë se maska nuk është e nevojshme dhe se virusi nuk ekziston, madje mund të jetë mashtrim i qeverisë së këtij vendi”.
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio u shpreh i indinjuar mbi situatën Covid, sot nga Foggia.
“Shumë – shtoi ai – e kanë kritikuar Lëvizjen tonë, sepse asaj iu desh të qëndronte në opozitë me 33% dy vjet më parë; por falë zgjedhjeve për të krijuar qeverinë e re, ne i kemi dhënë vendit si kryeministër një qytetar të provincës së Foggia, i cili është Giuseppe Conte. Ndihem i sigurt se ai është Kryetar i Këshillit të Ministrave në këtë moment historik.”
Di Maio kritikoi politikanët kundërshtarë, që thonë se maskat nuk janë të nevojshme dhe se virusi është një mashtrim i tërë i Qeverisë.
“Mohuesit flasin për luftë, për luftë që duhet të bëjnë kundër shtetit, kundër këtyre masave, kundër maskës. Nga ana tjetër, unë iu përgjigjem se kemi luftuar këtë dimër dhe kemi humbur dhjetëra mijëra italianë në fushë, familjet e të cilëve ende qajnë. U kërkoj mohuesve të paktën të tregojnë respekt për të afërmit e të vd ekurve”, -tha ministri i Jashtëm Luigi Di Maio sot në Foggia, në një event.