Charles Chuck Feeney, themeluesi i Duty Free Shoppers është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.
Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.
Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi.
Në një artikull të sak, prestigjiozja Forbes shkruan “Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër, është zyrtarisht pa para”.
Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi.
Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mirë edhe nga apartamenti i tij modest në San Francisco.
Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollarë për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën.
Së fundmi, ekzaktësisht më 14 shtator, 89-vjeçari i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.