Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot Muzeun Historik në “Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, – siç edhe u shpreh ai.
‘Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian”, – shtoi Presidenti Meta pas kësaj vizite.
“Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!”
Kreu i shtetit e mbylli mesazhin, që e shoqëroi edhe me foto përkatëse, përmes fjalëve:
“Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
/NOA.al