Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e diskutimit politik për listat e hapura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh”.
Në fund apelon që askush të mos ketë frikë nga hapja e listave, dhe ata që e refuzojnë diçka të tillë, të largohen.
“Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI”, përfundon Presidenti.