Loading...

Meta firmos dekretin/ Ja kur do t’i drejtohen kutive të votimit shqiptarët për të zgjedhur Parlamentin e ri

Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri me një mandat 4-vjeçar.

Pas konsultimeve me liderët politikë, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mesmen e artë, një datë të ndërmjetme mes datës më të afërt, që u kërkua nga opozita për të larguar sa më parë qeverinë, dhe 9 majit, datës preferenciale të socialistëve që përkon me Ditën e Europës.

Dekreti i firmosur nga Kreu i Shtetit hyn në fuqi menjëherë, duke bërë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më të afërta, për shkak të ndryshimeve të dakortësuara në Këshillin Politik.

Mbetet ende për t’u parë se si do të procedohet më tej me mandatin e mbetur të socialistëve përpos prillit, nëse Rama do t’i mbajë ose jo çelësat e Kryeministrisë deri në shtatorin e ardhshëm apo mandati do t’i nënshtrohet ndryshimeve të dakortësuara politike.

Dekreti

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.1a

Nr. Dekreti 11700 Tiranë, më 06.09.2020

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com