Loading...

Merkel apel emocionues për durim dhe disiplinë gjatë pandemisë

Popullsia gjermane rrezikon të zhbëjë punën e bërë për frenimin e pandemisë së koronavirusit në vend, paralajmëroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, në një thirrje për disiplinë dhe durim gjatë krizës.

“Ne rrezikojmë të zhbëjmë gjithçka që kemi arritur në muajt e fundit”, tha ajo në një fjalim në parlamentin gjerman.

“Të dhënat tregojnë se pandemia nuk ka mbaruar ende, por jeta normale do të kthehet një ditë. Megjithatë, tani duhet të tregojmë se mund të vazhdojmë të sillemi me durim dhe ndjeshmëri dhe, duke bërë kështu, të shpëtojmë jetë”, shtoi ajo.

Pas reduktimit drastik të infeksioneve në fillim të këtij viti, Gjermania ka regjistruar mbi 1 000 infeksione të reja me COVID-19 çdo ditë, për më shumë se një muaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com