Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës, arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump.
Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes tha se nuk ka “asnjë tradhëti burra”, duke i paraprirë kështu akuzuave të mundshme ndaj kryeministrit Abdullah Hoti.
“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, – shkroi Rama.
“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, – ishte mesazhi që lëshoi kreu i qeverisë Shqiptare, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes historike, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
/NOA.al