Sipas revistës “Forbes”, Jeff Bezos, drejtues i Amazon, është personi më i pasur në botë.
Edhe pse ekonomia pësoi goditje të rëndë nga koronavirusi, ai arriti që të fitojë shuma të mëdha, duke e shtuar pasurinë.
Kjo ka bërë që pasuria e tij këtë vit të arrijë në 179 miliardë dollarë.
“Për të tretin vit në radhë, Jeff Bezos kryeson listën e Forbes. Ai ka këtë vit 179 miliardë dollarë. Por duhet të dini se pasuria e këtyre njerëzve ndryshon çdo ditë”, u shpreh Kerry Dolan, nga revista “Forbes”.
Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Presidentin e Shteteve të Bashkara, të ardhurat e të cilit kanë rënë gjatë muajve të pandemisë.
Donald Trump ka zbritur 77 vende në renditje, pasi hotelet dhe bizneset e familjes Trump u prekën nga kriza e pandemisë koronavirus.
“Vlera neto e Donald Trump ka rënë në 2.5 miliardë dollar. Ka humbur 77 pozicione nga një vit më parë. Ai zotëron shumë pasuri të paluajtshme, por vlera e tyre gjatë pandemisë ra”. /noa.al/