Një djalë i ri u gjet i v rarë mëngjesin e sotëm, brenda në makinën e tij në Rrogozhinë.
Rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së z jarrit, Klevis Kapllani, 33 vjeç.
Vi ktima rezulton me precedentë penalë, i dënuar për drogë në Itali.
Kapllani kishte rreth dy vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas qëndrimit për disa vite në shtetin fqinj.
Po licia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë Kavajë, vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /noa.al