Loading...

Kur ëndrra për të bërë dhëndër nisi që të bëhej realitet, 25-vjeçari mb ytet vetëm pesë minuta, pasi pozoi për disa foto me të fejuarën e tij

Kur ëndrra për të bërë dhëndër nisi që të bëhej realitet, 25-vjeçari m bytet tra gjikisht vetëm pesë minuta, pasi pozoi për disa foto me të fejuarën e tij, për të festuar fejesën mes tyre.

Joao Guilherme Torres Fadini, 24 vjeç, u rrëzua dhe vdiq tragjikisht në Sao Paulo, Brazil.

Biznesmeni po festonte kur sapo ishte fejuar me Larissa Campos, 25 vjeç.

Ajo tha se ai po merrte pjesë në një garë noti për të dalë në bregun tjetër, kur edhe pas disa pozave të fundit me të, vdiq papritur dile u mbytur.

Joao Guilherme Torres Fadini, 24 vjeç dhe e fejuara e tij Larissa Campos, 25 vjeçe, u bashkuan me miqtë për të festuar fejesën e tyre në Digën Itupararanga, zonë turistike e vendosur në lumin Sorocaba, në rajonin Sorocaba të shtetit brazilian të Sao Paulo.

Biznesmeni brazilian i cili përshkruhej si një notar i mirë e puthi në ballë Larissa vetëm disa çaste para se ai të mbytej tragjikisht.

Larissa Campos, 25 vjeçarja e pafat, ka nisur vajin për humbjen e të fejuarit të saj, i cili u mbyt tragjikisht vetëm pesë minuta pasi ata pozuan për të festuar fejesën.

Ata po festonin fejesën e tyre me miqtë në digën Itupararanga në Brazil, në kohën e vdekjes së dhëndrit.

Larissa i tha medias lokale G1: ‘Pas puthjes, ai hoqi këmishën dhe hyri në ujë së bashku me miqtë tanë”.

“Ai më kërkoi ta prisja dhe tha se më donte”.

“Ata filluan një garë noti për në bregun tjetër. Pothuajse të gjithë u dorëzuan dhe kishte mbetur vetëm ai dhe kunati im Gabriel”.

Sidoqoftë, ndërsa ata po vazhdonin garën, Joao papritmas u zhduk nën ujë.

Grupi e kërkoi atë dhe më pas thirri shërbimet e urgjencës.

Departamenti i ekipit të emergjencës i Sao Roque arriti në vendin e ngjarjes pas thirrjes pasdite vonë dhe filloi kërkimet me anije dhe zhytës. Më pas ata e gjetën të mbytur 25-vjeçarin fatkeq.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com