Loading...

Klejdi Mehmetaj: Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori naftëtarët, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre

Nga Kejdi Mehmetaj

Pas dhunës policore që përjetuan në protestën e zhvilluar në Tiranë, ku naftëtarët kërkonin me të drejtë tu jepeshin pagat e prapambetura prej një vitit, sot vendosën të futen në grevë urie si e vetmja rrugë që u ka mbetur për të fituar të drejtën e tyre.

Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës, pasi i mashtori, i injoroi, i përbuzi dhe në fund i rrahu tani as nuk interesohet për jetët e tyre. Jetët e mbi 900 naftëtarëve, jetët e mbi 900 familjeve që jetojnë me ato paga që nuk jepen.

Qeveria gënjen pa turp kur heq veten nga përgjegjësia e dhënies së pagave të naftëtarëve të rafinerisë sespe:

Naftëtarët kanë kryer të gjithë proceset e nevojshme gjyqësore dhe i kanë fituar ato, pra institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të sigurohen se vendimet e gjykatave do zbatohen duke vendosur në lëvizje të gjithë mekanizmat që lejon ligji. Por jo, qeveria nuk lëviz as gishtin e vogel për të zgjidhur problemet e naftëtarëve edhe pse nuk heziton të ngrejë krahun për ti goditur ata. Edi Rama dhe rilindasit e tjerë të tij, jo një herë por në shumë raste, publikisht e brenda zyrave të ministrive të tij (ku patjetër takimet regjistrohen) u kanë premtuar naftëtarëve se do i marrin pagat. I kanë siguruar naftëtarët se kompanitë e njëpasnjëshme që kanë blerë ARMO-n janë serioze e të fuqishme. Fjalë bosh! Mashtrime! Thjesht oligarkët e rradhës që përfitojnë në kurriz të shqiptarëve. Shteti vazhdon të jetë aksioner i ARMO Sh.a me rreth 15% të aksioneve, pikërisht për tu siguruar se pasuria jonë kombëtare do të menaxhohet drejtë e qytetarët do të marrin atë që u takon. Sot, as në rafineri nuk është investuar, as pasuria jonë nuk po trajtohet si duhet e më e keqja as qytetarët tanë nuk po mbrohem. Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj për Statusin e Naftëtarit, çfarë bëhet sot me atë ligj? A zbatohet ai? A mund ti mbrojë sot statusi naftëtarët që nuk paguhen prej nje viti, e që kanë humbur vendet e punës?

Sa përmenda më sipër janë pak krahasuar me të zezat që gjenden nëse kërkon të zbulosh cka ndodhur me ARMO-n, por sot e rëndësishme është ajo që do të ndodhë me naftëtarët. Sot e rëndësishme është që ata të marrin pagat e të kthehen tek familjet e tyre. Sot e rënëdishme është që qeveria ti lër mashtrimet, ti harrojë oligarkët e tu zgjidhë hallin atyre qindra punonjësve që kanë bërë një punë të vështirë e me rrezik për jetën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com