Jep dorëheqjen ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini.
Ajo dha dorëheqjen sot, pas ditës së parë të shkollës.
Shahini e dha dorëheqjen publikisht, në zyrën e saj, në prani të kryeminsitrit Edi Rama dhe të pasueses së saj në detyrë, Evis Kushi.
“Më vjen keq për këtë moment ndarjeje”, – i tha Rama, teksa ministrja foli edhe mbi arsyet e largimit.
Ajo ishte shprehur më herët se do të largohej nga Shqipëria.
Në vend të saj është prezantuar Evis Kushi, deputete e PS-së, e qarkut të Elbasanit.
“Jam e privilegjuar, por edhe përgjegjësi e madhe për detyrën e re”, – tha Evis Kushi.
Evis Kushi ka qenë më herët dekane e Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.