Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka postuar mëngjesin e sotmë në rrjetet sociale një foto ku tregon se po ha mëngjesin, por fotoja e përdorur ka qenë e marë nga interneti.
Ndjekësit e saj e kanë vënë re këtë dhe kanë filluar me komentet dhe ironitë, duke I thënë ministers që ti marrë fotot por pa shkrime sipër në mënyrë që të mos dallohen.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Spiropalit, që shkruan se foton e mori në internet për të mos e marrë në Gërdec.
Një “thumbim” për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, I cili ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro nga një bankë për të bërë biznes me përpunimin e boronicave.