Një ngjarje e rëndë me pasojë pl agosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në stacionin e trenit Rifredi në Firence.
Pasagjerët që sapo kishin marrë trenin e radhës, kishin parë një të ri që ishte rrëzuar për tokë me gjak në shpinë dhe kanë njoftuar policinë.
Mediat vendase shkruajnë se i plagosuri me thikë pas shpine ishte një 20-vjeçar shqiptar.
Sipas të dhënave të para, ai është qëlluar në shpinë me thikë nga një person që duket se ka arritur të ikë.
Mësohet se më herët, shqiptari dhe personi tjetër kishin pasur një sherr në rrugë, për motive ende të paqarta.
Policia po kontrollon pamjet e kamerave për të identifikuar sulmuesin e shqiptarit dhe kapjen e tij.