Loading...

Itali/ kapen dy të rinj shqiptarë

Policia italiane arr estoi dy të rinj shqiptarë, gjatë kohës që bisedonin në makinë me njeri tjetrin.

Njeri prej tyre ishte i kërkuar për dr ogë, ndërkohë që në një zarf brenda automjetit, ku shkruhej “vendi i ruajtjes së dashurisë”, u gjetën 120 mijë euro kesh.

Duke pasur dyshime nga sjellja e dy të rinjve, po licia u thellua në kontrolle në mjet, deri kur gjeti zarfin me para.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari shqiptar M.P., kërkohej qysh prej vitit 2016, pasi Gjykata e Romës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, po për drogë.

Shqiptari tjetër, identiteti i të cilit nuk baht me dije u shoqërua në komisariat, ndërkohë që paratë u sekuestruan.

Dyshohet se dy shqiptarët merreshin me shpërndarje droge dhe se paratë e sekuestruara, mendohet se janë produkt i aktivitetit kriminal. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com