Një djalë në moshë të re ka humbur jetën sot pasi u përfshi në një ak sident të dhimbshëm rrugor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të ditës së sotme tek rrethrotullimi i Golemit, raporton noa.al.
Hetimet nxjerrin se një burrë ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.