Një person është gjetur i vd ekur në rrugë, nga kalimtarë të rastit mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 08:15, në Arapaj të Durrësit, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, 66-vjeçari V. Dh., banues në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /noa.al