Trupi i 36-vjeçarit shqiptar Leart Beqiraj, i cili ishte zh dukur para 17 muajsh, është gjetur.
Mediat greke bëjnë të ditur se trupi i tij është gjetur tre ditë më parë në Andro.
Leart Beqiraj u zh duk rreth 17 muaj më parë, më 10 Prill të vitit 2019.
Pë zhdukjen e tij mediat e huaja raportuan se ai mund të kishte rënë në det, midis Tinos dhe Andros.
Sipas mediave greke, një ditë pas zh dukjes së Laertit, i cili kishte hipur në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, u hodhën dyshime se mund të kishte rënë në det dhe ishte m bytur.
Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prindërit e tij.
Ai nuk kishte probleme me të tjerë, apo me autoritetet vendore.
Por mbetet enigmë fakti sesi 36-vjeçari shqiptar mori një udhëtim të papritur dhe pa i thënë gjë familjes së tij, në drejtim të ishullit të famshëm Mykonos, për të punuar.
Rrethanat e zh dukjes si dhe gjetjes së trupit të tij mbeten ende të paqarta.
/NOA.al