Gjarpri më i vjetër në kopshtin zoologjik të Saint Louis, Missouri (SHBA), i llojit piton, sipas ekspertëve është së paku 62 vjeç.
Por së fundmi ai ka bërë shtatë vezë, ndonëse prej 15 vitesh nuk i është afruar asnjë ekzemplar i llojit mashkull.
Siç raporton CNN, gjarpri piton i cili nuk ka një emër, por identifikohet vetëm me numrin ‘361003’, jeton në kopshtin zoologjik qysh prej vitit 1961, ndërsa vezët i bëri më 23 korrik.
“Ishte një befasi e madhe”, tha përgjegjësi i kopshtit zoologjik, Mark Wanner.
Pitonët e llojit të rastit në fjalë, janë me origjinë nga Afrika Qendrore dhe mund të riprodhohen aseksualisht, pasi femrat mund të ruajnë spermën për një kohë të gjatë.
Gjithsesi deri më tani periudha më e gjatë e dokumentuar, kur një gjarpër i llojit femër bënte vezë pa kontaktuar me mashkull, ishte 7 vjet, shkruan noa.al.
Eksperti hedh dyshime se gjarpri mund të ketë qenë pranë një mashkulli në fillim të viteve ‘90-të. Por ai deklaron se thuhet mbi 15 vjet, pasi në këto vite gjarpri ka ndenjur pa lëvizur në kafazin e tij. Sakaq shton gjatë viteve të tjera gjarpërinjtë vendoseshin në kafazë me gjarpërinj të tjerë për të pastruar. /noa.al